Individ > Të ardhurat e tatueshme > Shpenzime të zbritshme

Shpenzime të zbritshme

Njihen si shpenzime të zbitshme për efekt të deklarimit, shpenzimet e mëposhtme:

Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim:

  • për vete ,
  • për fëmijët dhe
  • personat në kujdestari.

Shpenzimet për mjekim:

  • për vete,
  • për fëmijët dhe
  • personat në kujdestari,

për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Përjashtim
Personat jorezidentë nuk përfitojnë nga e drejta e llogaritjes së shpenzimeve të zbritshme.

Të tjera mbi shpenzimet

  • Shuma e shpenzimeve të zbritshme, nuk duhet të jetë më e madhe, se shuma e të ardhurave bruto të tatueshme vjetore.
  • Në rast të plotësimit të deklaratës nga individi (jokryefamiljar), shpenzimet vjetore për mjekim, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8,532 lekë, vetëm për individin deklarues.
  • Në rast të plotësimit të deklaratës nga kryefamiljari, shpenzimet vjetore për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor janë 8,532 lekë për secilin anëtar të familjes, por jo më shumë se 32,000 lekë, shuma këto të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.