Individ > Kategoritë > Ambulantë

Ambulantë

Ambulant, është personi fizik,që ka mbushur moshën 16 vjeç, i vetëpunësuar, i cili tregton mallra ose shërbime për publikun pa pasur një vend biznesi fiks, që ushtron aktivitetin në njësi të vetme tregtimi të lëvizshme dhe lejohet të tregtojë në ambiente publike.

Regjistrimi
Ambulanti, regjistrohet pranë drejtorisë rajonale tatimore të juridiksionit sipas ndarjes së organizimit administrativ.

Dokumentacioni për regjistrim:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të personit të vetëpunësuar;
  • Formularin e regjistrimit të plotësuar .

Çregjistrimi
Çregjistrimi behet me kërkesë të personit të regjistruar si ambulant,që paraqitet pranë Drejtorisë Rajoanle Tatimore ku është bërë regjistrimi.

Detyrimet që duhet të paguajnë
Ambulantët, që kanë mbushur moshën 16 vjeç, që nuk janë të siguruar si punëmarrës ose si të vetëpunësuar në veprimtari ekonomike të vijueshme, paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të detyrueshme për:

  • degën e pensioneve dhe
  • për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi, ambulante, deklarojnë dhe paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 4 246 lekë, nga të cilat:

  • 2 750 lekë për sigurime shoqërore dhe
  • 1 496 lekë për sigurimin e kujdesit shëndetësor.