Individ > Kategoritë > Kryefamiljarë

Kryefamiljarë

Kryefamiljari, për qëllime tatimore, konsiderohet një person i cili punëson individë si punëtorë shtëpie.

Konsiderohen “punëtorë shtëpie” personat që punësohen nga kryefamiljari, në punë të tilla si:

  • kujdestar për fëmijët,
  • kuzhinier,
  • pastrues,
  • roje-administrator shtëpie,
  • asistent për të moshuarit, etj.,
  • apo edhe shërbime të ndryshme të kësaj natyre;

Kryefamiljari është i detyruar që të regjistrohet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, në juridiksionin e së cilës ndodhet vendbanimi.

Dokumentacioni për regjistrim
Kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie, paraqet për regjistrim:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të kryefamiljarit;
  • Kopje të marrëveshjes së punës së nënshkruar midis tij dhe të punësuarit, e cila përveç të tjerave duhet të përmbajë detyrimisht :
  • numurin e sigurimit shoqëror të personit të punësuar,
  • kohën e fillimit të punës,
  • kohëzgjatjen e saj “me ose pa afat”,
  • pagën mujore bruto.

Çregjistrimi
Çregjistrimi behet me kërkesë të tij, pranë drejtorisë rajonale tatimore, ku është bërë regjistrimi, me kërkesë të kryefamiljarit.

Detyrimet që duhen paguar
Personat e punësuar, që punojnë me kohë të plotë apo të pjesshme pune, si punëtorë shtëpie në familjet e të tjerëve, sigurohen në mënyrë të detyrueshme për:

  • degën e pensioneve dhe
  • për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Për personat që punojnë si punëtorë shtëpie, kryefamiljari duhet të deklarojë dhe të paguajë kontribut minimal mujor në shumën 3 498 lekë, nga të cilat:

  • 2 750 lekë për sigurime shoqërore;
  • 748 lekë për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Pagesa e kontributeve bëhet çdo tremujor, brenda datës 20, të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik, konkretisht sipas kalendarit:

  • 20 Prill
  • 20 Korrik
  • 20 Tetor
  • 20 Janar

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit të kujdesit shëndetësor, paguhen nga kryefamiljari, në bankat e nivelit të dytë.