Individ > Kategoritë > Individë

Individë

Individ, konsiderohet çdo person fizik jotregtar.

Individ tatimpagues, është personi i cili detyrohet të paguajë tatime, taksa ose kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe agjenti i mbajtjes së tatimit në burim.

Mbi të ardhurat që individët rezidentë realizojnë me burim, brenda dhe jashtë territorit shqiptar, si dhe individët jorezidentë me burim në territorin shqiptar, zbatohet tatimi mbi të ardhurat personale.

Individ, tatimpagues rezident
Eshtë personi i cili:

  • ka një vendbanim në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 12 të Kodit Civil;
  • ka nënshtetësi shqiptare dhe është funksionar diplomatik ose kryen një funksion të ngjashëm, në emër të Republikës së Shqipërisë, jashtë territorit të saj;
  • në mënyrë të vazhdueshme ose me ndërprerje, qëndron në Republikën e Shqipërisë më tepër se 183 ditë në një periudhë prej 365 ditësh.

Regjistrimi dhe identifikimi i Individit rezident, bëhet me një kod fiskal dhe si i tillë, shërben Numuri i Identifikimit Personal në Letërnjoftimin e Individit.

Individ, tatimpagues jo rezident
Individi konsiderohet jorezident, kur nuk plotëson një nga përcaktimet e përcaktuese të individit rezident shqiptar, përcaktuar më lart.
Regjistrimi dhe identifikimi i Individit jorezident, bëhet me një kod fiskal dhe si i tillë, shërben Numuri i Identifikimit Personal në Letërnjoftimin e Individit jorezident.