Sipërmarrës > Deklarimi dhe pagesa > Llojet e tatimeve për biznesin

Llojet e tatimeve për biznesin

Tatimi është pagesa e detyrueshme dhe e pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit apo në buxhetin e organeve të qeverisjes vendore, e vendosur me ligj dhe që nuk bëhet në shkëmbim të mallrave dhe shërbimeve të caktuara.

Taksë është pagesa e detyrueshme dhe e pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit apo në buxhetin e organeve të qeverisjes vendore, e vendosur me ligj dhe që paguhet nga çdo person, që ushtron një të drejtë publike apo përfiton një shërbim publik në territorin e Republikës së Shqipërisë.

1. Tatimet dhe taksat janë kombëtare ose vendore.

Në tatimet dhe taksat kombëtare përfshihen:

  • tatimi mbi vlerën e shtuar;
    tatimi mbi të ardhurat;
    tatimi për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet;
    taksat dhe tarifat kombëtare;
    tatime të tjera, të cilat janë përcaktuar të tilla me ligj të veçantë.

2. Tatimet dhe taksat vendore përcaktohen në ligjin për sistemin e taksave vendore.

3. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përcaktohen në ligjin për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.