Sipërmarrës > Deklarimi dhe pagesa > Detyrimet tatimore, të paguara më tepër

Detyrimet tatimore, të paguara më tepër

Kur shuma e detyrimit tatimor të paguar është më e madhe se shuma e tatimit të vlerësuar në njoftimin e vlerësimit tatimor apo ne deklaratën tatimore, administrata tatimore e kalon shumën e paguar më tepër për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga personi i tatueshëm. Një gjë e tille, behet ne mënyrë automatike nga vete administrata tatimore, brenda periudhës se pare vijuese tatimore qe vjen pas periudhës ne te cilën personi i tatueshëm rezulton me kredi tatimore. Për tatimin mbi fitimin një gjë e tille, behet brenda muajit te pare qe pason muajin ne te cilin personi i tatueshëm rezulton me kredi tatimore.

Kur shuma e tepricës së kredisë tatimore është më e madhe se shuma e detyrimeve të tjera tatimore të papaguara te personit te tatueshëm, diferenca e mbetur, sipas kërkesës me shkrim të personit të tatueshëm, mund të:

  • Rimbursohet automatikisht për personin e tatueshëm, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e derdhjes së shumës së paguar më tepër apo nga data e plotësimit te kushteve ligjore për rimbursim;
  • Kalohet për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit.