OJF & Ente Publike > Deklarimi dhe pagesa > Llojet e detyrimeve tatimore

Llojet e detyrimeve tatimore

Një OJF apo Ent Publik, mund dhe duhet të sigurohet edhe për regjistrimin e përgjegjësive tatimore të tjera që i takojnë, sipas legjislacionit në fuqi, në përputhje me veprimtarinë që ushtron.

Në rast të kryerjes të një aktiviteti fitimprurës, detyrimet tatimore për të cilat, një organizatë joftimprurëse, është e ngarkuar me përgjegjësi tatimore, janë:

  • kontributet sigurimeve shoqërore, janë detyrim për çdo të punësuar e punëdhënës. Ato paguhen pjesërisht nga punëdhënësi dhe pjesërisht nga punëmarrësi, sipas përcaktimeve ligjore.
  • Kontributet e sigurimeve shëndetësore,janë detyrim për çdo të punësuar e punëdhënës. Edhe ky lloj tatimi paguhet pjesërisht nga punëdhënësi dhe pjesërisht nga punëmarrësi sipas përcaktimeve ligjore.
  • Tatimi mbi te Ardhurat nga Punësimi(pjesë e tatimit mbi të ardhurat personale), mbahet për përfitimin e te ardhurave nga paga e shpërblimet, të cilat rrjedhin nga marrëdhëniet e punësimit.

Sqarim!
Pavarësisht natyrës së aktivitetit fitim prurës apo jofitmprurës, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe tatimi mbi të ardhurat nga punësimi(të ardhurat personale), janë përgjegjësi tatimore të detyrueshme.
Çdo OJF bën pjesë në kategorinë “punëdhënës”.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, OJF është e detyruar të regjistrohet për TVSH në rast se kryen aktivitet ekonomik, të tatueshëm, furnizon mallra ose ofron shërbime kundrejt pagesës sipas përcaktimeve të ligjit 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Tatimi mbi fitimin, OJF është e detyruar të regjistrohet në përgjegjësinë tatimore për Tatimin mbi Fitimin, në rast se kryen aktivitet ekonomik dhe realizon të ardhura të tatueshme sipas përcaktimeve të ligjit 8438, Datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat.”

Tatimi në Burim: Në fakt, mbajtja e tatimit në burim drejtpërdrejt lidhet me taksimin mbi të ardhurat personale të individëve.Kryesisht kjo teknikë e pagesës së tatimit, zbatohet për mbajtjen e tatimit në burim për pagesa që lidhen me shërbimë të llojeve të ndryshme të kryera nga persona të tretë, të paregjistruar në organet tatimore, në cilësinë e tregtarit.

Të tilla mund të jenë pagesa për ambiente të marra me qira, përfitime nga antarësimi nënjë këshill mbikëqyrës, etj.

OJF përjashtohet nga tatimet e mëposhtme

  • Nga TVSH, për furnizime të mallrave dhe kryerje të shërbimeve parashikuar në dispozitat e ligjit nr. 92/2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”
  • Tatimi mbi Fitimin, për rastet e përcaktuara në dispozitat e ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të ardhurat”.

Dokumenta ndihmëse