OJF & Ente Publike > Cikli i jetës > Kalimi në status pasiv dhe riaktivizmi

Kalimi në status pasiv dhe riaktivizmi

Kalimi në status pasiv dhe riaktivizimi për OJF
Kalimi ne status pasiv i OJF-ve bëhet me kërkese të subjektit ose nga administrata tatimore kur përmbushen kushtet ligjore.

  • Me kërkesë të subjektit- kur ky i fundit vendos të ndërpresë aktivitetin për një periudhë më shumë se 12 muaj ose pa afat
  • Nga AT në rast se subjekti dorëzon deklarata pa aktivitet (me zero) ose kur nuk deklaron për një periudhë më shumë se 12 muaj te njëpasnjëshëm.
  • Për të gjithë periudhën që subjekti ndodhet në status “Pasiv”, ai nuk ka detyrimin për të dorëzuar deklaratat tatimore (gjenerimi ë deklaratave ndërpritet automatikisht).

Riaktivizimi i tatimpaguesit bëhet në rastet kur:

  • Kërkohet nga tatimpaguesi për arsye të rifillimit të aktivitetit
  • Gjendet në punë nga strukturat e terrenit të AT
  • Per rastet kur, tatimpaguesi ushtron aktivitet edhe pse eshte ne status “pasiv” ai penalizohet nga administrata tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë''

Kalimi ne status pasiv dhe riaktivizimi i Enteve Publike
Kalimi në status pasiv i Enteve Publike behet me kërkesë të subjektit ose nga administrata tatimore kur përmbushen kushtet ligjore.

  • Me kërkesë të subjektit- kur ky i fundit vendos te nderprese e aktivitetin per nje periudhe me shume se 12 muaj ose pa afat
  • Nga AT- ne rast se subjekti dorëzon deklarata pa aktivitet (me zero) ose kur nuk deklaron për një periudhe me shume se 12 muaj te njëpasnjëshëm.
  • Për te gjithë periudhën qe subjekti ndodhet ne status “Pasiv”, ai nuk ka detyrimin për te dorëzuar deklaratat tatimore (gjenerimi I deklaratave ndërpritet automatikisht).

Riaktivizimi i tatimpaguesit bëhet në rastet kur kërkohet nga tatimpaguesi për arsye të rifillimit të aktivitetit.

Dokumenta ndihmëse