OJF & Ente Publike > Cikli i jetës > Çregjistrimi

Çregjistrimi

Çregjistrimi i OJF
Për çregjistrimin e një OJF-je ndiqen hapat e mëposhtëm:

  • Tatimpaguesi aplikon ne Gjykate për fillimin e procedurës se çregjistrimit.
  • Pas marrjes së njoftimit nga gjykata AT verifikon situatën e tatimpaguesit në lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e tatimpaguesit (deklarimet dhe pagesat).
  • AT njofton Gjykatën për sa me sipër (konfirmon ose kundërshton çregjistrimin)

Ne rast kundërshtimi nga AT, Gjykata nuk procedon me çregjistrimin e subjektit deri në momentin e shlyerjes së detyrimeve nga ana e këtij te fundit.

Ne rast konfirmimi nga AT, Gjykata procedon me çregjistrimin e subjektit dhe vendimi i saj përdoret nga AT për finalizimin e çregjistrimit ne Sistemin Tatimor.
Data e çregjistrimit ne Sistemin Tatimor është data e vendosur në Vendimin e Gjykatës.

Çregjistrimi i Enteve Publike
Për çregjistrimin e një Enti Publik ndiqen hapat e mëposhtëm:

  • Pas marrjes se vendimit apo aktit nënligjor për mbylljen e një Enti Publik, përfaqësuesi i tij e dorëzon vendimin pranë organeve tatimore.
  • AT verifikon situatën e tatimpaguesit ne lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore (deklarimet dhe pagesat).
  • AT konfirmon ose kundërshton çregjistrimin ne varësi te përmbushjes se këtyre detyrimeve ligjore

Ne rast kundërshtimi nga AT, nuk procedohet me çregjistrimin e subjektit deri ne momentin e shlyerjes se detyrimeve tatimore.

Ne rast konfirmimi, AT, procedon me çregjistrimin e subjektit nga Sistemi Tatimor.
Data e çregjistrimit ne Sistemin Tatimor është data e marrjes se Vendimit.