OJF & Ente Publike > Cikli i jetës > Regjistrimi

Regjistrimi

Regjistrimi i OJF-ve dhe organizmave të ngjashme me to

Organizatat jofitimprurëse regjistrohen në administratën tatimore, pasi kanë kryer më parë regjistrimin, në përputhje me legjislacionin e fushës. (Themelimi, Regjistrimi ne Gjykatë, Licenca te posaçme nëse nevojitet)

Dokumentacioni që paraqitet për regjistrim në AT sipas udhëzimit Nr. 24, datë 02.09.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë'', është si mëposhtë:

  • Vendimin e Gjykatës, Statutin dhe Akt-Themelimin e noterizuar;
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës së administratorit apo përfaqësuesit ligjor;
  • Të dhënat për pronësinë e selisë (kontratë qiraje ose akt pronësie);
  • Formularin e regjistrimit të plotësuar.

Pas marrjes së certifikatës së NIPT-it subjekti pajiset dhe me fjalëkalimin që do të shërbejë për deklarimin online.

Në rastet kur konstatohet se një tatimpagues ushtron aktivitet pa u regjistruar pranë organeve tatimore, ai penalizohet nga administrata tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë''

Ndryshimet në regjistrim
Ndryshimet që kryhen me Vendim Gjykate janë:

  • Adresa e selisë
  • Drejtuesit (bordi/administratori)
  • Emërtimi
  • Forma ligjore

Ndryshimet që kryhen AT janë:

  • Pasqyrimi i ndryshimeve te kryera me Vendim Gjykate
  • Hapja/mbyllja e adresave dytësore dhe lëshimi ë certifikatave përkatëse
  • Ndryshimi i përgjegjësive tatimore (shtimi/heqja)

Kur një tatimpagues nuk përditëson të dhënat, brenda 15 ditëve nga data e ndryshimit te selisë, administratorit, llojit te aktivitetit etj, ai penalizohet nga administrata tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë''

Regjistrimi i Enteve Publike (qëndrore e vendore, si dhe njësitë e zbatimit te projekteve)
Entet Publike regjistrohen në administratën tatimore, pasi është marrë më parë vendimi për krijimin e tyre, në përputhje me legjislacionin e fushës.

Dokumentacioni qe paraqitet për regjistrim ne AT sipas udhëzimit Nr. 24, datë 02.09.2008 "Për Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë'', është:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Baza ligjore e krijimit;
  • Dokumentin e emërimit të administratorit apo përfaqësuesit ligjor dhe fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës së tij;
  • Autorizimin për personin e ngarkuar për të kryer regjistrimin;
  • Formularin e regjistrimit të plotësuar.
  • Të dhënat për pronësinë e selisë (kontratë qiraje ose akt pronësie);
  • Pas marrjes së certifikatës së NIPT-it subjekti pajiset dhe me fjalëkalimin që do të shërbejë për deklarimin online.

Ndryshimet në regjistrim
Ndryshimet qe kryhen me vendime apo akte nënligjore janë:

  • Adresa e selisë
  • Drejtuesit (bordi/administratori)
  • Emërtimi

Ndryshimet qe kryhen AT janë:

  • Pasqyrimi i ndryshimeve te kryera me Vendimet e mësipërme
  • Hapja/mbyllja e adresave dytësore dhe lëshimi i certifikatave përkatëse
  • Ndryshimi i përgjegjësive tatimore (shtimi/heqja)

Kur një tatimpagues nuk përditëson te dhënat ne rast ndryshimi selie, administratori, lloj aktiviteti etj, ai penalizohet nga administrata tatimore sipas përcaktimeve te ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë''

Dokumenta ndihmëse