OJF & Ente Publike > Të veprosh si një OJF apo Ent Publik > Tatimi mbi të ardhurat personale

Tatimi mbi të ardhurat personale

Pavarësisht formës juridike të organizimit, kur punësoni dikë, një nga detyrimet kryesore që ju lindin është dhe llogaritja, mbajtja, dhe pagesa në organet tatimore e Tatimit mbi të Ardhurat Personale.

Gjithashtu, është detyrë e punëdhënësit që nëpërmjet kontratave të punës me punëmarrësin, të garantojë vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.
Tatimi mbi të ardhurat personale, e të punësuarve në OJF ose Ente Publike llogaritet mbi të ardhurat e individëve.

Llogaritja e tatimit
Një OJF apo Ent Publik do të llogarisë tatim mbi pagat sipas tabelës në vijim në lidhje me marrëdhëniet e punës aktuale.

Mbledhja e tatimit
Çdo OJF apo Ent Publik, që paguan një pagë a shpërblim të parashikuar e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës, nëpërmjet dorëzimit të deklaratës E-SIG 25.

Dokumenta ndihmëse