OJF & Ente Publike > Mbajtja e të dhënave > Mbajtja e dokumentacionit

Mbajtja e dokumentacionit

Regjistrat, librat dhe informacioni financiar janë dokumente, që përmbajnë informacionin e regjistruar, në mënyrë kronologjike dhe sistematike, të veprimeve tregtare të tatimpaguesit, të cilat mbahen për përcaktimin e shumës së detyrimeve tatimore të Organizatave Jofitimprurëse dhe Enteve Publike

Të dhënat dhe informacioni financiar e kontabël ruhen nga Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike, për të paktën 5 vjet, duke filluar nga fundi i vitit tatimor, të cilit i përkasin dokumentet.

Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike, për çdo shitje, lëshojnë faturë tatimore ose kupon tatimor.

Fatura tatimore
Çdo shitblerje mallrash apo të drejtash, si dhe çdo kryerje punimi apo shërbimi, që është pjesë e veprimtarisë tregtare, është objekt faturimi.

Faturat për shitjen e sendeve apo kryerjen e punimeve e të shërbimeve janë fatura tatimore, të cilat përfshihen në përllogaritjet e detyrimit tatimor.

Fatura tatimore përmban numrin rendor dhe numrin personal të identifikimit, numrin e identifikimit të Organizatës Jofitimprurëse dhe Entit Publik, datën dhe vendin e lëshimit, emrin dhe adresën e palëve, datën e realizimit të shitjes ose të punimit apo shërbimit, emërtimin e saktë të tyre, çmimin e plotë të shitjes dhe, nëse është rasti, rritjet ose zbritjet e tjera, të zbatuara, si dhe shumat e shifruara, cilado qoftë mënyra e likuidimit të faturës.

Fatura tatimore me TVSH

  1. Organiza Jofitimprurëse dhe Enti Publik, që i nënshtrohet tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), sa herë që ofron mallra apo shërbime për një person tjetër, duhet të lëshojë fature tatimore me TVSH, në përputhje me ligjin nr. 92/2014, datë 24.7.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar.
  2. Ministri i Financave, me udhëzim, mund të parashikojë transaksione, për të cilat nuk ekziston detyrimi i lëshimit të një fature tatimore, duke përcaktuar kriteret për dokumentimin e këtyre transaksioneve.
  3. Përveç përshkrimeve dhe të dhënave, të parashikuara në pikën 3 të nenit 49 të këtij ligji, fatura tatimore me TVSH përmban :
    vlerën, mbi të cilin përllogaritet TVSH -ja;
    vlerën me TVSH, të zbatuar sipas kategorive të sendeve, punimeve e shërbimeve;
    shumën e TVSH-së.

Lëshimi i faturës tatimore
Shitësi lëshon faturë tatimore dhe blerësi duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes apo të kryerjes së punimit ose shërbimit. Fatura tatimore përgatitet nga shitësi në jo më pak se dy kopje, nga të cilat njërën e merr dhe e ruan blerësi, kurse tjetrën e mban dhe e ruan shitësi. Faturat përgatiten me numër rendor progresiv.

Kuponi tatimor
Kuponi tatimor është dokumenti i lëshuar me anë të pajisjeve fiskale apo të pajisjeve të tjera elektronike me aparat shtypshkrimi.

Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike, që detyrohen të lëshojnë kupona tatimorë lëshojnë njëherazi edhe faturë, nëse shitja apo shërbimi i kryer është për një përdorim tregtar dhe, për këtë shkak, blerësi është i detyruar ta kërkojë faturën.

Të gjithë Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike, që shesin mallra apo ofrojnë shërbime në mjedise apo njësi të përhershme, të hapura për publikun, duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kupona tatimorë për çdo transaksion.

Kuponi tatimor, i pashoqëruar me faturë, nuk njihet si dokument justifikues i shpenzimeve për blerësin, ushtrues të një veprimtarie tregtare.

Detyrimi për përdorimin e pajisjeve fiskale dhe për vendosjen e sistemeve të monitorimit të qarkullimit
Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike, që kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, për të cilat pagesat nuk kryhen nëpërmjet bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve fiskale, për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshimin, në mënyrë të detyrueshme, të kuponit tatimor.

Dokumentimi i mallrave
Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike që mbajnë, tregtojnë, përdorin ose transportojnë mallra, duhet të kenë dokumentet e nevojshme tatimore, që provojnë pronësinë ose kontrollin mbi këto mallra dhe, me kërkesën e zyrtarëve të administratës tatimore.

Dokumenta ndihmëse