Legjislacioni > Tatimi mbi të ardhurat > Tatimi mbi të ardhurat

Tatimi mbi të ardhurat

Ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe aktet ligjore dhe nënligjore dalë në zbatim të tij, rregullojnë marrëdhëniet që lindin në fushën e tatimit mbi të ardhurat personale, tatimit mbi fitimin si dhe të tatimit të mbajtur në burim të të ardhurave.

Ai përcakton rregullat për mbledhjen dhe administrimin e tatimit mbi të ardhurat personale të individëve, të tatimit mbi fitimin për shoqëritë tregtare si dhe të personave fizikë (tregtarë të regjistruar), kur janë subjekt i tatimit mbi fitimin.

Përveç të tjerave ligji ka përcaktuar hollësisht përbërjen strukturore të elementeve të rëndësishëm që kanë të bëjnë me përcaktimin e të ardhurave, fitimit të tatueshëm, si ato të të ardhurave, ashtu edhe të shpenzimeve.

Qartazi ligji përcakton, mënyrën e dokumentimit, të deklarimit dhe të pagesës që lidhet me detyrimet tatimore, objekt të tij.

Ligji aktual i Tatimit mbi të Ardhurat i miratuar në Dhjetor 1998, ka pësuar një sërë ndryshimesh të kushtëzuara nga etapat e zhvillimit ekonomik, duke ju përgjigjur politikave fiskale të pushtetit ekzekutiv si dhe nevojave të komunitetit të biznesit.

Më poshtë do të gjeni aktet ligjore dhe nënligjore të cilat përcaktojnë rregullat e mbledhjes së tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimit mbi fitimin.

  1. Ligj Nr.8438, datë 28.12.1998, "Për Tatimin mbi të Ardhurat", i ndryshuar.
  2. Ligji 81/2016 date 25.07.2016 “Per rivleresimin e pasurise së Paluajtshme”
  3. VKM Nr.434, datë 20.5.2015, “Për përcaktimin e normativave për firot, humbjet, dëmtimet dhe skarcot gjatë prodhimit, magazinimit, transportimit etj., të njohura për qëllime fiskale'
  4. VKM Nr.469, datë 3.6.2015, "Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore".
  5. VKM Nr.94, datë 9.2.2011, "Për përcaktimin e masës së shpenzimeve të zbritshme për mjekim, për vete apo për fëmijët e personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, e për deklaratën personale të të ardhurave".
  6. VKM Nr.1065, datë 29.12.2010, "Për kriteret dhe procedurat e kryerjes së rimbursimit nga taksa e biznesit të vogël të pagesës për pajisjet fiskale dhe taksimetrat", i ndryshuar.
  7. UMF Nr.9, datë 27.02.2015, “Mbi marrëveshjet e çmimit në avancë”
  8. UMF Nr.12, datë 18.5.2011, "Për procedurat e zbatimit të Ligjit nr.10 418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor"", i ndryshuar.
  9. UMF dhe MD nr.9, datë 26.2.2008, "Për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme", i ndryshuar.
  10. UMF Nr.5, datë 30.01.2006, "Për Tatimin mbi të Ardhurat", i ndryshuar.
  11. Udhëzimi 19, date 26.08.2016“Per rivleresimin e pasurise së Paluajtshme”.