Legjislacioni > Taksat kombëtare > Taksat kombëtare

Taksat kombëtare

Ky ligj përcakton llojet e taksave dhe tarifave kombëtare që zbatohen në Republikën e Shqipërisë, nivelin e taksave kombëtare, procedurat e llogaritjes, të arkëtimit dhe transferimit në Buxhetin e Shtetit ose në buxhetin e njësive të qeverisjes vendore të taksave dhe tarifave kombëtare, si dhe detyrimet që kanë agjentët e taksave dhe tarifave kombëtare.

Ligji aktual “Për Taksat Kombëtare” është miratuar në Korrik të viti 2008 dhe ka pësuar një sërë ndryshimesh të kushtëzuara nga etapat e zhvillimit ekonomik, duke ju përgjigjur politikave fiskale të pushtetit ekzekutiv si dhe nevojave të komunitetit të biznesit.

Më poshtë do të gjeni ligjin “Për Taksat Kombëtare” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

  1. Ligj Nr. 9975, datë 28.07.2008, "Për taksat kombëtare", i ndryshuar.
  2. VKM Nr.7, datë 4.01.2012, "Për përcaktimin e procedurave dhe të dokumentacionit të nevojshëm për arkëtimin e taksës së rentës minerare", i ndryshuar.
    Vendimi i komisionit AD-HOC datë 08.02.2014 - Renta Minerare
    Vendimi i komisionit AD-HOC datë 23.01.2014 - Renta Minerare
    Vendimi i komisionit AD-HOC datë 09.05.2014 - Renta Minerare
    Vendim i Komisionit AD-HOC datë 23.04.2015 - Renta minerare.
    Vendim i Komisionit AD-HOC datë 28.05.2015
    Miratimi i vlerave referuese sipas normativave teknologjike të produkteve që përdorin minerale nga Komisioni AD-HOC mbi Rentën Minerale.
  3. UMF Nr.18, datë 15.6.2015, "Për proçedurat dhe kriteret e furnizimit të anijeve të peshkimit me karburant (gazoil) me përjashtim nga taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe akciza"
    UMF Nr. 5, datë 20.1.2015, “Për zbatimin e ligjit nr. 10 270, datë 22.4.2010 "Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij", të ndryshuar".
  4. UMF Nr.26, datë 4.09.2008, "Për taksat kombëtare", i ndryshuar.