Legjislacioni > Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore > Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Ligji për mbledhjen e kontributeve të detyrusheme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë dhe Ligji Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, përcaktojnë rregullat për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore, vendosjen dhe zbatimin e skemës së sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor etj.

Gjithashtu ato përcaktojnë modalitetet, procedurat si dhe njësitë përgjegjëse të administratës, për përllogaritjen, mbledhjen, administrimin dhe përfitimin nga pagesa e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shëndetësore.

Më poshtë do të gjeni aktet ligjore dhe nënligjore të cilat përcaktojnë rregullat e mbledhjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

  1. Ligj Nr.10 139, datë 15.5.2009, "Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, qendrës së studimeve albanologjike, akademisë së shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë", të ndryshuar me Ligj Nr. 108/2015, datë 15.10.2015. Botuar në FLZ. nr. 186, datë 27.10.2015.
  2. Ligj Nr.10383, datë 24.2.2011, "Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar
  3. Ligj Nr.9705, datë 2.4.2007, "Për faljen e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore", i ndryshuar.
  4. Ligj Nr.9575, datë 3.7.2006, "Per faljen e gjobave te kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, si dhe te tatimit mbi te ardhurat nga punesimi per personat juridike e fizike, te regjistruar si tatimpagues te takses vendore mbi biznesin e vogel, per periudhat tatimore te vitit 2005".
  5. Ligj Nr.9136, date 11.09.2003, "Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar.
  6. Shfuqizim i VKM Nr. 37, datë 21.1.2016, "Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të"
  7. VKM Nr. 77, datë 28.1.2015, "Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor", ndryshuar.
  8. VKM Nr. 307, datë 21.5.2014, "Për regjistrimin dhe identifikimin e personave të siguruar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor".
  9. VKM Nr.573, datë 3.7.2013, "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi".
  10. VKM Nr.445, datë 11.7.2012, "Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi".
  11. VKM Nr.627, datë 11.6.2009, "Për miratimin e listës kombëtare të profesioneve".
  12. VKM Nr.1251, datë 10.9.2008, "Për përcaktimin e numrit referues të të punësuarve, për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, në disa veprimtari kryesore, për tatimpaguesit e regjistruar në biznesin e vogël", i ndryshuar.
  13. VKM Nr.1114, datë 30.7.2008, "Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr.7703, datë 11. 5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, Nr.9136, datë 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, te ligjit Nr. 10383, date 24.2.2011 “Per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetesor ne Republiken e Shqiperise”,te ndryshuar.(Ndryshuar me vendim Nr. 73, dt. 12.2.2014 , botuar ne fl. z. nr. 21, dt. 3 mars 2014), i ndryshuar.
  14. UMF Nr. 23, datë 9.12.2014,"Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore".
  15. UMF Nr.26, datë 16.4.2009, "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore", i ndryshuar Shfuqizuar me UMF Nr. 23, datë 9.12.2014 Botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 186, datë 10 dhjetor 2014.
  16. UMF Nr.33, datë 27.10.2008, "Për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, si dhe të gjobave e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore", i ndryshuar.
  17. UMF Nr.10, datë 21.6.2007, "Për zbatimin e vendimit të këshillit të ministrave nr.285, datë 4.5.2007 "Për përcaktimin e pagës referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, dhe të tatimit mbi të ardhurat personale, sipas nomenklaturës së veprimtarisë ekonomike, për të punësuarit në sektorin jopublik, që kryejnë punë, të pakualifikuara e të kualifikuara, si dhe për personelin drejtues e tekniko-ekonomik të tyre".