Legjislacioni > Taksat vendore > Taksat vendore

Taksat vendore

Ky ligj në dispozitat e tij, përcakton rregullat për mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe të detyrave nga organet e qeverisjes vendore, për vendosjen e taksave vendore, mbledhjen dhe administrimin e tyre.

Në mënyrë të hollësishme, ligji përveë strukturimit, detajon ëdo lloj taksë të administruar nga organet vendore të administrimit, përcakton qartë edhe admnistrimin e saj duke filluar me mënyrën e llogaritjes, personat përgjegjës të pagimit të taksës dhe ato të mbledhjes së saj.

Një vend të veëantë zë edhe trajtimi i hollësishëm për mënyrën e adminsitrimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, konkretisht përcaktimi i tatimpaguesve subjekt i këtij taksimi, rregullat e mbajtjes së dokumentacionit, rregullat e përcaktimit të të ardhurave të tatueshme dhe shpenzimeve, shkalla tatimore, si dhe deklarimi dhe pagesa e tatimit.

Në ligj përveç përcatimit të tarifave vendore, u atribuohet edhe e drejta organeve të qeverisjes vendore për të vendosur taksa të përkohshme.

Njëkohësisht, përsa i takon adminstrimit në tërësi, ligji vendos një harmoni veprimesh midis organeve qendrore të adminsitrimit të tatimeve e taksave me ato lokale.

Lista e mëposhtme përmban aktet ligjore dhe nënligjore dalë në zbatim të trajtimit ligjor të Taksave Vendore në Republikën e Shqipërisë.

  1. Ligj Nr.9632, datë 30.10.2006, "Për sistemin e taksave vendore", i ndryshuar.
  2. Ligj Nr.9789, datë 19.7.2007, "Për Krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike".
  3. VKM Nr.783, datë 10.11.2011, "Për procedurat e ndarjes së të ardhurave të taksës vjetore të mjeteve të përdorura me njësitë e qeverisjes vendore".
  4. VKM Nr.1065, datë 29.12.2010, "Për kriteret dhe procedurat e kryerjes së rimbursimit nga taksa e biznesit të vogël të pagesës për pajisjet fiskale dhe taksimetrat", i ndryshuar.
  5. UMF Nr.32, datë 31.12.2013, "Për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël", i ndryshuar.
  6. UMF dhe MD Nr.655/1, datë 06.02.2007, "Për përcaktimin e uniformitetit të standarteve procedurale dhe të raportimit të sistemit të taksës vendore".
  7. UMF Nr.1, datë 12.01.2007, "Për përcaktimin e veprimtarive që trajtohen si veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulant si dhe procedurat e regjistrimit të tyre në organin tatimor", i ndryshuar.