e-Shërbime > Për Sipërmarrësit > Për Sipërmarrësit

e-Shërbime për Sipërmarrësit

Të gjithë tatimpaguesit e kanë të domosdoshëm bashkëpunimin dhe bashkëveprimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndaj në kuadër të përmirësimit në ofrimin e shërbimeve, për të sjellë shpejtësi, siguri, dhe transparencë të procesit, shërbimet elektronike, e-sherbimet, jane një mënyrë e drejtëpërdrejtë për të përmbushur detyrimet ligjore të taksapaguesve nëpërmjet deklarimit elektronik duke evituar kështu vonesat burokratike.

Prej periudhës së fillimit të aplikimit deri sot këto shërbime janë përmirësuar dhe tashmë janë kthyer në një rutinë të përditshme në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës tatimore.

Tatimet e mia (eFiling) është konceptuar dhe ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë lehtësisht i përdorshëm nga të gjithë pavarësisht ndryshimeve në gjini, grup moshë apo nivel arsimor.

Për të aksesuar llogarinë e deklarimit elektonik, klikoni këtu.

Për më tepër informacion rreth përdorimit të llogarisë tuaj në eFiling, klikoni këtu.

Regjistri i Borxhit
Në këtë faqe është pasqyruar lista e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve Administrata tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.

Njoftimi bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe tëmos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Ky publikim bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues.

Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga kjo liste.

Klikoni këtu për të parë listën e subjekteve.

Regjistri i subjekteve pasive
Në këtë link, në zbatim të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 "Për proçedurat tatimore", i ndryshuar neni 44.7 si dhe Udhëzimit nr.24 datë 02.09.2008 "Për proçedurat tatimore", i ndryshuar, pika 44.7, Administrata tatimore publikon lista e subjekteve që janë në regjistrin pasiv.
Qëllimi i publikimit të kësaj liste është që të vihen në dijeni palët e treta për të mos kryer transaksione (shitje - blerje) me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv, pasi bazuar në nenin 44, pika7, të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 "Për procedurat tatimore", i ndryshuar,: "Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me këtë ligj."

Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:

  • nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
  • nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
  • deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar

Klikoni këtu për të parë listën e subjekteve pasive.

Regjistri i falimentit
Në këtë link, në zbatim të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 "Për proçedurat tatimore", i ndryshuar neni 104.2 si dhe Udhëzimit nr.24 datë 02.09.2008 "Për proçedurat tatimore", i ndryshuar, pika 104.2, publikohet lista e subjekteve për të cilët Administrata Tatimore ka kërkuar fillimin e një procedure falimentimi.

Regjistri i subjekteve mund të gjendet në fund të kësaj faqeje.

Verifikimi i deklarimit dhe pagesës së kontributeve për të vetëpunësuarit
Ky shërbim elektronik u vjen ne ndihme individëve dhe të vetëpunësuarve të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara, prej muajit dhjetor të vitit 2011.

Për të përdorur këtë shërbim klikoni këtu.

Dokumenta ndihmëse