Rreth ATQ > ATQ > Struktura organizative

Struktura organizative

Administrata Tatimore Qëndrore bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përbëhet nga:

  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,
  • Drejtoritë Rajonale Tatimore.
  • Administrata tatimore qendrore është institucion qendror, në varësi të Ministrit të Financave.
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është autoriteti tatimor qendror i vetëm në Republikën e Shqipërisë, që zbaton dhe administron tatimet kombëtare, pagesat publike dhe mbledhjen e kontributeve.
  • Drejtoria rajonale tatimore, varet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.
  • Drejtoria rajonale drejtohet nga drejtori i drejtorisë rajonale.

Struktura organizative
Organigrama e administratës tatimore qendrore miratohet nga Ministri i Financave, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.
Administrata Tatimore Qëndrore bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përbëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatime dhe 14 Drejtori Rajonale Tatimore.

Funksionet e Administratës Tatimore
Administrata tatimore qendrore është e organizuar në drejtori, sipas funksioneve të mëposhtme:

  • shërbimi dhe edukimi i tatimpaguesve;
  • kontrolli tatimor;
  • mbledhja e detyrimeve tatimore dhe zbatimi i masave shtrënguese;
  • hetimi tatimor;
  • funksionet mbështetëse, përfshirë financën dhe statistikat, teknologjinë e informacionit dhe kontrollin e brendshëm, shërbimet ligjore, administratën e burimet njerëzore dhe hartimin e rregullave teknike;
  • investigimi i brendshëm; 
  • rimbursimi tatimor.

Dokumenta ndihmëse